Tirana do te mbështet nga Bashkia e Torinos per zhvillimin ekonomik, kulturor dhe akademik. Bazuar ne nje marrëveshje te firmosur mes kryetarit Erjon Veliaj dhe homologut Piero Fasino, palët rane dakord per nje bashkëpunim per zhvillimin e qytetit. Veliaj ndodhet në Torino, në konferencën e Autoriteteve Metropolitane të Europës, aktivitet qe këtë vit drejtohet nga kryebashkiaku Fassino. Në këtë organizim janë anëtare edhe përfaqësues nga qytetet më të mëdha të Europës, si Barcelona, Parisi, Berlini apo Milano.