Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David Mcallister deklaron se rifillimi i dialogut Kosovë–Serbi  do shërbejë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe krijimin e stabilitet në Ballkanin Perëndimor.


DAVID JAMES MCALLISTER

KRYETAR I KOMITETIT TE PUNEVE TE JASHTME NE PE


“Është në interesin tonë strategjik që bisedimet të mbështeten nga BE dhe të shoqërohen me një perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE. Situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës mbetet një faktor potencial destabilizues për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye është me rëndësi politike dhe sidomos sa i përket politikës së sigurisë për të gjithë Evropën. Kjo do të thotë që zgjidhja e këtij konflikti është një element thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve në Evropë, kjo është arsyeja pse BE ka pasur këtë rol aktiv me vite.


Lidhur idenë e shkëmbimit të territoreve, McAllister gjatë një interviste për DË theksoi se pala kosovare e ka përjashtuar kategorikisht këtë temë nga rendi i ditës. Ndërsa për përfshirjen e SHBA-ve në dialog ai tha se Uashingtoni duhet te mbetet një partner i rëndësishëm.


DAVID JAMES MCALLISTER

KRYETAR I KOMITETIT TE PUNEVE TE JASHTME NE PE


“Unë jam gjithmonë në favor që BE dhe SHBA të punojnë së bashku sa më shumë të jetë e mundur në çështjet e politikës së jashtme. Megjithë pikëpamjet e ndryshme politike për disa nga qëndrimet e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara mbeten aleati dhe partneri ynë më i rëndësishëm… Aktivitetet amerikane si ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës nuk ishin të koordinuara me BE-në…Por dialogun mes Serbisë dhe Kosovës e ka udhëhequr BE-ja dhe BE do të vazhdojë ta bëjë”

Për çështjen e liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës, McAllister u shpreh se Prishtina i ka përmbushur të gjitha kushtet, por fatkeqësisht janë disa shtete anëtare të unionit, të cilat po vijojnë ta bllokojnë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *