Margot Robbie, pas rolit të saj në filmin “The Wolf of Wall Street”, ka fituar një tjetër mendim në opinionin e fansave.

 

 

Tashmë ajo shihet si një diva e bukurisë dhe epshit, që simbolizohen me skenat e nxehta të luajtura me Leonardo Di Caprion.

 

 

Nëse më parë emri i saj do t’ju kishte kaluar pa e vënë re, tashmë të gjithë do fiksoheni pas saj dhe do shikoni çdo film që luan.

 

 

Por për të fituar këtë rol në film, Robbie ka bërë diçka me Leon.

 

 

Nuk është ajo që po mendoni në fakt.

 

 

Drejtori i filmit, Martin Scorsese, ka treguar se per të impresionuar Leon dhe të gjithë stafin, aktorja australiane ka dalë totalisht jashtë skenarit duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

 

 

“Ajo e tejkaloi rolin e saj në film, në momentin kur po xhirohej skena në shtëpi dhe Margot i vendosi shputën e këmbës në fytyrë. Kjo nuk ishte në skenar dhe na ka habitur të gjithëve”,- ka thënë ai për revistën “Time’s Magazine”.

 

 

Vetë Margot ka folur për taktikat e saj, duke treguar se ajo që dëshironte të bënte ishte të impresiononte të gjithë në një kohë të shkurtër kohe, duke i përdorur të gjitha armët.

 

 

“Në kokën time kisha vetëm gjë. 30 sekonda kohë të mbetura në dhomë për të marrë rolin ose për ta shkatërruar atë. Është një shans që të jepet një herë në jetë, merre ose lëre. Ai më erdhi pranë dhe më tha: “Jam burri yt, më puth tani’”,- ka treguar Margot Robbie.

 

 

“Ishte një moment që s’mund ta refuzoja. Të puthësh Leon nuk do ta refuzonte asnjë vajzë. Por një pjesë tjetër e trurit më tha jo. Prandaj e godita në fytyrë me këmbë dhe i thashë: “Fuck you” – një pjesë që nuk ishte aspak në skenar”,- vijon Robbie.

 

 

E gjithë skena u ka pëlqyer të gjithëve, edhe vetë Leos që e luajti skenën me të njëjtin improvizim dhe lirshmëri si aktorja australiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *