Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur mirënjohjen stafit të Institutit të Shëndetit Publik për përkushtimin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja tha se ata vijojnë të bëjnë një punë të palodhur për testimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara për virus.

Ajo shtoi se vijon pareshtur puna për gjurmimin, testimin dhe identifikimin e çdo rasti të dyshuar.

“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën stafi i Institutit të Shëndetit Publik e ka treguar se është në lartësinë e detyrës, me profesionistë të spikatur që vijojnë të bëjnë një punë të palodhur për testimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara për #COVID19 në çdo orë, 24/7! #PunaVazhdon për gjurmimin, testimin dhe identifikimin e çdo rasti të dyshuar, për të kufizuar përhapjen e #COVID19”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *