Rreth 200 nxënës të klasave të 10-ta nga gjimnazet, tashmë janë transferuar në arsimin profesional ndërsa procedura online do të mbetet e hapur edhe përtej muajit dhjetor.

 

Ministrja e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu e shoqëruar këtë herë nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla, vijoi fushatën e promovimit në Kamëz, duke theksuar se nevoja është kombëtare.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

“Të mirat e arsimit profesional janë jo vetëm të prekshme, por sot po bëhet dhe një nevojë e madhe kombëtare. Për t’ju përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës, ne duhet të jemi të fokusuar tek ndërgjegjësimi i çdo të riu për rëndësinë që ka të paturit e një zanati”

 

Vajzat e regjistruara në arsimin profesional përfitojnë gjysmë burse ndërsa nxënësit në degët prioritare e përfitojnë atë të plotë.

 

Sipas kryeministrit Edi Rama, kapacitetet e pranimit në arsimin profesional shkojnë deri në 4 mijë nxënës dhe nevoja është emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *