Ne Angli e shtuna eshte mbyllur me nje shok te vertete ne Old Traford ne ndeshjen e fundit per kete vit te djajve te kuq.Kunder Sauthemptonit ka nisur gjithcka mire per Manchesterin dhe Romelu Lukakun qe ka goditur mire me koke qe ne minuten e 4 mbit traun e portes mike.Por ne te 8 momente frike pas nje dyluftimi ne ajer me Hoedt te Sauthemptonit.

 

Belgu mbetet I shtrire ne toke pa ndjenja pas goditjes nga pas ne koke.Lukaku nuk ka mundur te vazhdoje me dhe eshte nxjerre nga fusha me barrele nen duartrokitjet e publikut ne stadium.Kjo ishte nje pike kyce me sa duket per vendasit qe e kane patur te veshtire te rigjejne ritmin dhe nuk kane arritur te shenojne ne porten e miqve qe edhe pa mbrotjesin e tyre kryesor Van Dijk te shitur tashme ne liverpul kane ruajtur te paprekur rrjeten e tyre.Momente te veshtira per Hoze Murinjon qe nuk arrin te fitoje qe prej 17 dhjetorit.Nje humbje dhe tre barazime.Virgil Van dijk ka pare ne tribune nje liverpul me dy faqe.

 

Ne pjesen e pare nje gol shokues I minutes se 3 me Vardin ka kaluar miqte nga Lesteri ne avantazh dhe gjithashtu tregoi sa I nevojshem eshte holandezi ne mbrojtje.Ndersa ne pjesen e dyte redsat kane permbysur gjithcka dhe me Mohamed salah kane fituar takimin pas nje dygoleshi te egjiptianit qe u ngjit ne kuoten 17 kete sezon ne 19 ndeshje te luajtura.Ne Londer chelsi e mbyll vitin me goleade teksa mund Stoke sitin 5-0.Pas 23 minutash blute kryesonin 3-0 dhe ne fund kane shenuar edhe dy gola te tjere duke u ngjitur ne vendin e dyte por me nje diference te madhe 13 pikeshe nga Manchester Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *