Dy nxënës shkolle u plagosën në një aksident rrugor mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

 

Të miturit ishin duke kaluar rrugën “Ali Demi” kur u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një 42-vjeçar.

 

Nga goditja e fortë, dy fëmijët morën plagë të shumta në trup. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërsa mblodhi prova për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *