Një 55 vjeçar është plagosur këtë të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.

 

Sipas informacioneve një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me mjetin, duke e lënë të plagosurin në rrugë.

 

I plagosuri është identifikuar si G.B., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *