Mahmood është fituesi i festivalit të 69 të Sanremos me këngën “Soldi” (para).

 

Për 26-vjeçarin me origjinë nga Egjipti ishte e pabesueshme. Gjatë konferencës për shtyp Mahmood theksoi se është 100 përqind Italian. Nuk mund të mungonte komenti i ministrit të brendshëm Matteo Salvini si teleshikues,

 

“Mahmood mah kënga më e bukur italiane?? Unë do kisha zgjedhur Ultimo, ju si thoni?”

 

Por  Festivali i këngës Italiane  mbi të gjitha dhuroi emocione në të gjitha netët e tij. Diva të muzikës italiane Loredana Bertè e Pati Pravo ishin në garë, gjithashtu  të talentuarit Il Volo fituan çmimin e tretë.

 

Në magjinë e natës finale në teatrin Ariston nuk munguan Eros Ramazzotti, dueti i tij me Claudio Baglioni, Elisa, e si gjithmonë humori e batutat origjinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *