“Duket sikur e kam gjetur veten në një reality show djallëzor, ku ne jemi ushtarakë, luftojmë për jetën tonë, provojmë çdo shans për të shpëtuar veten dhe e gjithë bota po shikon vetëm një histori interesante. I vetmi ndryshim është ky. nuk është një film dhe ne nuk jemi personazhe të trilluar.”

 

Kështu shkruhet në një postim në Facebook nga Serhiy Volyna, komandanti i brigadës së 36-të detare të ushtrisë ukrainase, i bllokuar me trupat e regjimentit Azov në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

 

“Fuqitë më të larta, ne presim rezultatin e veprimeve tuaja… koha po mbaron dhe koha është jeta jonë!”, shton ai.

 

Nga ana tjeter autoritetet ukrainase konfirmuan se te pakten civilet qe ishin brenda kesaj fabrike jane evakuuar.

“Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit” u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, thane zyrtaret ne Kiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *