Pikat e tregtimit të karburanteve në qendrat e qyteteve kryesore po i nënshtrohen kontrolleve nga hetimi tatimor. Prej 1 tetorit deri në datën 11, janë kontrolluar 1819 subjekte prej të cilave 602 janë konstatuar me shkelje.

 

Ndaj këtyre bizneseve janë vendosur gjoba me nje vlere  totale 19.8 milionë lekë.

 

8 pika janë bllokuar për 30 ditë për moslëshim të kuponit tatimor, ndërsa 50 te tjera kanë rezultuar të paregjistruara  në organet tatimore. Ndërkohë, 118 subjekte dispononin mallra pa dokumentacionin përkatës. Po ashtu, 44 pika karburantesh nuk i kishin të instaluara pajisjet fiskale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *