Presidentët e Egjiptit dhe Iranit diskutuan për zhvillimet e fundit në Gaza, por edhe perspektivën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve të tyre.

Sipas raportimeve të mediave iraniane, presidenti iranian Ebrahim Raisi telefonoi homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

Lexo edhe :

Related Posts

Të dy udhëheqësit u takuan për herë të parë në nëntor në margjinat e një konference të jashtëzakonshme arabo-islamike të mbajtur në Riad të Arabisë Saudite.

“Raishi deklaroi se Irani është i gatshëm të mobilizojë të gjitha aftësitë e tij për të ndaluar gjenocidin e qeverisë sioniste (përfshirë Gazën), por edhe për të dërguar ndihma për palestinezët”, siç raportohet nga televizioni shtetëror iranian, duke shtuar se kjo është telefonata e pare mes dy presidentëve të Iranit dhe Egjiptit.

Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Iranit kanë qenë përgjithësisht të tensionuara për dekada, pavarësisht se të dy vendet mbajnë disa kontakte diplomatike.

Arabia Saudite, një aleate sunite e Egjiptit, dhe Irani rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike në vitin 2023./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *