E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hamasi denoncon maskarën: 200 të tjerë të vdekur në Gaza, shumë prej tyre u vranë para familjeve

TOPSHOT - Palestinians evacuate the area following an Israeli airstrike on the Sousi mosque in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 9 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. (Photo by Mahmud HAMS / AFP) (Photo by MAHMUD HAMS/AFP via Getty Images)

Hamasi pretendon se dhjetëra palestinezë u vranë, disa prej të cilëve u ekzekutuan në mes të rrugës, gjatë operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në zonën Jabaliya të Rripit verior të Gazës. Pretendimet e këtyre episodeve tragjike u bënë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

“Pushtuesi kreu shumë masakra të tmerrshme që rezultuan në vdekjen e dhjetëra martirëve në kampin Jabaliyah, zonën Tal Al Zaatar dhe qytetin e Jabaliyah. Ata gjithashtu ekzekutuan dhjetëra civilë në rrugë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Kidreh.

Reklamë

Përmasat e shkatërrimit në zonën Tal Al Zaatar dhe shkollat ​​e kampit Jabaliya, ku strehoheshin dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur, sipas Hamasit janë në një shkallë të lartë. Gjithashtu, raportohet se u bë i mundur identifikimi i dhjetëra viktimave, shumë prej të cilëve janë vrarë para familjeve të tyre.

Ushtria izraelite, e pyetur për këtë çështje nga AFP, nuk iu përgjigj konkretisht këtyre akuzave. Megjithatë, sipas AFP,  siguroi se goditjet kundër objektivave ushtarake janë në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe kryhen pasi vlerësohet se dëmtimi i rastësishëm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk do të jetë i tepruar, krahasuar me avantazhin ushtarak që pritet si rezultat i sulm./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë