Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar për situatën në Gaza, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e Netanyahut, kryeministri izraelit shprehu vlerësimin e tij për qëndrimin e marrë nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar rezolutës së miratuar në lidhje me dhënien e ndihmës humanitare për Gazën.

Lexo edhe :

Related Posts

“Netanyahu, megjithatë, bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha objektivat e tij”, shtohet në deklaratë.

SHBA ka kërkuar vazhdimisht që Izraeli të ulë intensitetin e sulmeve në Gazë dhe të kujdeset më shumë për sigurinë e civilëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *