Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari akuzoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se është përgjegjës për dhunën e ushtruar nga punonjësit e policisë në protestën për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braimllari theksoi se Lleshaj ka kapercyer çdo kompetence ligjore duke dhunuar artiste, qytetare, gra dhe femije.

“Sander Lleshi ka pergjegjesi personale per sjelljen anti-ligjore te Policise se Shtetit duke dhunuar ne kapercim te çdo kompetence ligjore artistet, qytetaret, grate dhe femijet qe ushtronin te drejten e tyre ne mbrojtje te Teatrit Kombetar. Kunder ligjit, ka vepruar Sander Lleshi dhe policia politike qe ky minister e kthehu ne organizate mafioze”, shkruan Braimllari.

Në interpelancën e kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare, ministri deklaroi se efektivët e policisë u penguan me forcë për të ushtruar detyrën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *