Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se operacioni italo-shqiptar, finalizimi i të cilit çoi në pranga 37 persona, goditi shumë fort krimin e organizuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lleshaj tha se operacioni shënoi edhe marrëdhënien e re të nisur mes SPAK dhe Policisë së Shtetit.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë 🇦🇱🇮🇹.”

Gjatë operacionit u sekuestruan në total një sasi rekord droge, 3.5 tonë, mes të cilave kanabis, kokaine, heroine. Droga kapte vlerën 40 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *