Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi se përmes paketës “Anti-KÇK” do të ketë rregulla më të rrepta për mbajtjen e armëve me leje. Deklaratën ai e bëri gjatë një takimi në Berlin në një konferencë që u mbajt për kontrollin e armëve të vogla. Sipas Lleshajt, ka ardhur koha që të ulet sa më shumë përdorimi i armëve.

 

“Kemi plan të merremi në vitin 2020, me forcimin e rregullave për ata që kërkojnë të mbajnë armë me leje. Ne synojmë ta shtrëngojmë shumë hapësirën, ta kufizojmë shumë atë, edhe për ata që kërkojnë të mbajnë armë me leje duke e bërë procesin me të komplikuar, më të vështirë, më të shtrenjtë, në funksion të qëndrimit, për ta ulur në maksimum praninë e armëve, qofshin me leje qofshin pa leje në hapësirën tonë publike.”

 

Ministri bëri me dije se në ditët në vijim do të ketë edhe një fushatë të Policisë së Shtetit për të targetuar të gjitha rastet e personave që kanë vënë pasuri përmes krimit.

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas një takimi që pati me ambasadoren amerikane, Yuri Kim se gjatë mbledhjes së qeverisë është miratuar si akt normativ edhe paketa “Anti-KÇK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *