Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka firmosur dy ndryshimet e para në kupolën e policisë së shtetit. Tonin Vocaj është emëruar drejtor i departamentit të policisë kriminale.

 

Ai zevendesoi ne kete detyre Eduart Merkajn, i cili tashmë do të mbajë postin e drejtorit të departamentit për kufirin dhe migracionin në polici.

 

Tonin Vocaj rikthehet në një post drejtues pas largimit në 2013-ën, kur asokohe me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ai u lirua nga pozicioni i drejtorit të krimeve të rënda, duke u emëruar specialist në sektorin e studimeve strategjike në drejtorinë e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *