Pak pas përfundimit të protestes së dhunshme tek kryeministria, ka reaguar në twitter ministri I brendshëm Lleshaj.

 

Ai shkruan se kjo proteste tregoi dallimin e qartë mes opozitës së sotme e cila kur ishte ne pushtet I përgjigjej protestave me arme luftarake, si dhe mazhorancës së sotme e cila armën më të fortë ka durimin.

 

Ministri Lleshaj ka falenderuar të gjithë forcat e policisë duke e quajtur super pune, mënyrën sesi ata u sollen në proteste.

 

 

Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot? #Mirënjohje?‍✈

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *