Policia nigeriane ka liruar 19 gra shtatzëna nga pronat në Lagos, të cilat mbaheshin peng me qëllim që të lindin fëmijë, të cilët më pas do të shiteshin.
“Prodhueset e fëmijëve”, siç njihen ndryshe në Nigeri, sipas autoriteteve ishin rrëmbyer, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan dy infermiere që kujdeseshin për gratë shtatëzane.
Ndërkohë I dyshuari kryesor është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Policia tha se foshnjat meshkuj do të shiteshin 1400 dollarë ndërsa vazjat për 830 dollarë. Megjithatë autoritetet nuk bën të ditur se kush ose ku ishin blerësit e mundshëm. Ata njoftuan gjithashtu se gjatë operacionit u shptuan katër foshnja.
Historia e “Prodhueseve të fëmijëve” në Nigeri nuk është një histori jo e njohur pasi vitin e kaluar policia pas një aksioni arriti të shpëtonte 160 fëmijë të cilët do të trafikoheshin.