Subscribe

Vendimi I gjykatës së Krujës për të liruar nga burgu ish anëtarin e bandës së Durrësit Endrit Dokle u kundërshtua fort nga prokuroria.

Organi I akuzës e ka cilësuar si të pabazë lirimin e Dokles I cili fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, pastaj iu zbrit në 25 vite burg dhe tani la qelinë 5 vite para përfundimit të këtij denimi.

Prokuroria ka njoftuar se do ta apelojë këtë vendim të marrë nga trupi gjykues.

Organi akuzës gjatë seancës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha me arsyetimin se ka dhënë vendime në favor të Dokles edhe më heret kur shvlerësoi dënimin e përjetshëm duke e zbritur dënimin për këtë shtetas në 25 vite burg, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.

Kujtojme që dënimi i përjetshëm për Doklen ishte lënë në fuqi nga gjykata e Lartë në vitin 2014 por edhe nga gjykata Kushtetuese në vitin 2017.

Dokle u arrestua në vitin 2005 dhe u cilësua fajtor për disa vrasje dhe për trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *