Intel prezantoi një linjë të re mikroprocesorësh për qendrat e të dhënave duke hapur një betejë të re me Advanced Micro Devices për biznesin e çipeve që fuqizojnë informatikën cloud.

 

Procesorët e rinj Xeon Scalable ofrojnë mbështetje për aplikacione të gjeneratës së re si inteligjenca artificiale dhe makinat me sistem vetëdrejtimi.

 

Këto çipe u dedikohen kompanive si Google, Microsoft, Amazon dhe kompanive që operojnë në fushën e qendrave të të dhënave me mijëra kompjutera.

 

Platforma Cloud e Google është qendra e parë e të dhënave që do të adoptojë procesorët e rinj Intel. Por ky i fundit përballet me konkurrencën e rivalit historik AMD i cili së fundi prezantoi procesorin tij të gjeneratës së re, shkruan PC World.

 

Xeon SP bazohet në arkitekturën Skylake dhe procesorët e kësaj linje kanë deri në 28 bërthama dhe 56 procese. Çipet ofrojnë mbështetje për deri në 1.5 TB memorje në gjashtë kanale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *