Subscribe

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg këtë të premte Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, dy të rinjtë që ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, kur 21-vjeçari vrau nënkomisarin e policisë, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni antidrogë.

 

Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

 

Marku dhe Sherru ishin pranë Ramës kur nxori armën për të qëlluar nënkomisarin.

 

Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *