Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur se do të respektohet vendimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

 

Ndër të tjera ai thekson se shpreson se autoritetet përkatëse do ta respektojnë deri në fund dhe se bashkërisht me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspert do të gjendet mënyrë se si do të zbatohet vendimi i Komisionit të Venecias.

 

 “Gjuhët shërbejnë për t’u marrë vesh, dhe ne sollëm vendim ligjor, ndonëse që në atë moment, pra që kur debatonim në Kuvend dhe pas sjelljes së ligjit, thamë se do të presim Komisionin e Venecias dhe vendimin e saj do ta respektojmë. Prandaj qëllimi është të respektojmë vendimin e saj. Ministria e Drejtësisë do të hartojë ndryshimet e nevojshme, dhe ato do të dërgohen prapë te Komisioni, për të dëshmuar bashkëpunimin tonë me Komisionin, dhe më pas do ta çojmë në Kuvend për konstatimn e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *