E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Librat falas, shtohen përfituesit

Të gjithë nxënësit e ciklit të ulët do të përfitojnë tekste falas edhe këtë vit shkollor. Ministria e Arsimit ka shtuar edhe klasën e pestë në grupin e përfituesve me mbulim 100% të kostos së librave. Bashkë me 16 kategoritë e tjera, përfituese të përhershme, fondi në dispozicion është 600 mln lekë .Vetëm për klasën e parë është menduar që librat të zëvendësohen çdo vit me tekste të reja.

 

Nga eksperienca e vitit të kaluar, 20% e librave të kthyer në fondin e teksteve nuk mund të ripërdoren më. Megjithatë edhe kostot e librave që janë dëmtuar nuk do të paguhen nga nxënësit, por do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

 

Aktualisht, për këtë vit ka përfunduar zgjedhja e teksteve në çdo shkollë, duke përfshirë në kurikulën e re edhe per klasën e pestë. Shpërndarja e teksteve do të fillojë në muajin shtator në libraritë e shkollave.

Më shumë video

Reklamë