Vitin e ri shkollor tekste falas do të marrin edhe nxënësit e klasave të pesta. Vendimi i Këshillit te Ministrave parashikon qe librat të blihen nga shkollat dhe çmimi i tyre do të mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit miratuar për Ministrinë e Arsimit.

 

Për herë të parë, vitin e kaluar shkollor qeveria vendosi që përveç kategorive të veçanta edhe nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt të pajiseshin me tekste shkollore falas. Kjo i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 610 milionë lekë. Me përfundimin e shkollës, librat janë fshirë nga nxënësit dhe janë dorëzuar nëpër shkolla me qëllim që tekstet e vlefshme të ripërdoren. Librat të cilët janë dorëzuar të dëmtuar, janë paguar nga prindërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *