Vijojnë të vijnë lajme të mira nga tragjedia e tërmetit.

 

Një 34-vjeçar në Atay, i cili u shpëtua i gjallë nga rrënojat pas 261 orësh ka takuar për herë të parë foshnjën e tij.

 

E vogla erdhi në jetë ditën kur ra tërmeti dhe kjo ishte hera e parë që ata ishin kaq pranë me njëri-tjetrin.

 

34-vjeçari ishte pranë bashkëshortes ditën kur ra tërmeti, por sipas asaj që raporton CNN Turk, ai ishte larguar disa minuta para se lëkundjet të shkaktonin tragjedinë.

 

Mustafa Avici ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

 

Ndërkohë që bashkë me të, nga rrënojat në Atay pas 261 orësh u shpëtua edhe një 26-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *