Subscribe

Bashkimi Europain është drejt heqjes së kufizimeve të lëvizjes me vendet e Ballkanit perëndimor. Lajmi është bërë publik nga agjencia Reuters, e cila i referohet burimeve diplomatike nga ambasadoret e vendeve eurpoiane.

 

Këtë të mërkurë qeveritë e Bashkimit Eurpinan ranë dakord që në listën e tyre të vendeve nga ku do të lejohen udhëtimet jothelbësore janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Libani si dhe Tajvani.

 

Vendimi pritet të zyrtarizohet në ditë të vijim. Mbetet ende e paqartë se si do të zbatohet kjo vendimmarrje, pasi ende nuk jepen detaje nëse udhëtimet do të kryhen pë rata që janë të vaksinuar apo tamponi do të jetë I detyrueshëm.

 

Po ashtu pritet që të shikohet nëse autoritetet europianë do të njohin certifikatën e vaksinimit të lëshuar nga ministria jonë e shëndetësisë.

 

Aktualisht qeveria shqiptare ka një marrëveshje dypalëshe vetëm me Hungarinë për lëvizjen e lirë, pa kufizime.

 

Që nga muaji mars I vitit të kaluar kohë kur nisi pandemia, BE filloi  zbatimin e masave kufizuese duke pranuar që vetëm shtetasit e Bashkimit europian  të kenë mundësi të udhëtojnë dhe vetëm për arsye madhore, por jo për turizëm.

 

Ky vendim vjen në një kohë kur të gjitha qeveritë kanë në fokus sezonin turistik i cili për shumë vende është dega kryesore e rimëkëmbjes ekonomike, pas efekteve negative që shkaktoi Covid-19.

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *