Subscribe

Shqipëria po njeh gjatë ditëve të fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19. Për fat të keq shifrat e ditëve të fundit janë një rekord negativ dhe treguesit më të keqinj edhe në raport me kulmin e pandemisë në mars dhe prill.

Nëse të martën patën 36 raste të reja, burime për Vizion Plus bëjnë më dije se këtë të mërkurën ka edhe më shumë raste, mbi 40 të tilla në mbarë vendin. Bëhet fjalë për Tiranën me shumë raste edhe këtë të mërkurë, por edhe qytete të tjera si Lushnja, Durrësi dhe Berati.

Po ashtu mësohet se vec vatrave të mëdha te krijuara në disa reparte të QSUT dhe poliklinika në Tiranë, ne 24 oret e fundit janë evidentuar shumë raste edhe në Shkodër. Megjithatë te dhënat e mësipërme do të konfirmohen zyrtarisht nga buletini i Ministrisë se Shëndetësise. Ekspertet thanë se situata e përkeqësuar vjen si pasojë e uljes së kujdesit të qytetareve në javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *