Pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se është njohur me fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës në kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, është investuar hapur për kapjen e Kushtetueses, ndërsa shtoi se kjo strukturë i duhet kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur dhe liruara kriminelët.

 

“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e gjykatës kushtetuese. Ky është grusht i pastër shteti, sic e quan edhe Presidenti, vertet nuk bëhet me ushtri e me tanke por me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë. Diskutuam edhe për hapa të tjerë të mazhorancës në shkelje të kushtetutëes për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Kemi një papajtueshmeri te plote me kete, dhe do marrim cdo vendim si opozitë duke i bërë thirrjë cdo qytetari përtej bindjeve politike që hapa të tillë të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, cdokush është i rrezikuar kur bien garancitë kushtetuese.”

 

Mes të tjerash, kryedemokrati i bën apel shqiptarëve që të jenë qëndrojnë të gjithë bashkë në rezistencën kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe nënvizoi se rrotacioni i pushteteve është i pashmangshëm.

 

“Nuk do ketë forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin, ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me voten e qytetareve. Detyra jone eshte ti bashkojme qytetaret dhe per kete po punojme ne disa rrafshe. Nuk ka forcë mbi këtë dhe` që të ndalë rrotacionin, i ka bërë hesapet gabim Edi Rama, ia kam thënë para një muaji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *