Ky është autori që ekzekutoi me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune biznesmenin Niko Goro. Ngjarja u regjistruar rreth orës 9:00 në Himarë, pranë supermarketit të së motrës së viktimës.

Deri tani, uniformat blu dyshojnë se krimi mund te ketë ardhur si pasoje e një konflikti, për shkak të borxheve dhe të pronësisë. Viktima Niko Goro besohet se i kishte rreth 70 mije euro borxh autorit Kliti Leka, pasi ky i fundit kishte instaluar rrjetin elektrik ne një nga pallatet e ndërtuesit. Por nuk përjashtohet edhe përplasja për një sipërfaqe toke, të cilën autori i krimit ia ka dhënë ndërtuesit e për të cilën ky i fundit nuk kishte shlyer detyrimet financiare.

Viktima është i afërm i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *