Tre deputetë nga radhët e opozitës së re janë betuar këtë të enjte në Kuvend.

 

Korab Lita, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani janë tre emrat e rinj që iu shtuan Parlamentit.

 

Të tre deputetët janë nga radhët e listave të Partisë Demokratike.

 

Lida do të përfaqësojë Qarkun e Tiranës, Çaçani atë të Korçës ndërsa Jakimi atë Dibrës.

 

Me betimin e tre deputetëve të rinj, numri ligjëvënesve në Kuvend ka shkuar në 102.

 

Ndërkohë të martën depozituan në KQZ formularët e dekriminalizimit edhe dy kandidatë të tjerë nga listat e PD e LSI.

 

Andi Përmeti nga radhët e PD dhe Eugen Bojaxhiu nga LSI pritet që të marrin mandatin e deputetit në seancën e radhës plenare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *