Thyerja e rregullave nga ana e Dijonisit dhe Albanos, ka bërë që Agai t’i dënojë ata duke i çuar tek shtëpia e fakirit, një ambient shumë i vogël, me krevate marinar, por edhe me kushtet më minimaliste për të jetuar. Përveçse duhet të jetojnë aty deri në një njoftim të dytë, Albano dhe Dijonisi do të bëjnë edhe të gjitha punët e fermës.

Sot, teksa kanë qenë duke konsumuar drekën, dyshja që kanë dhuruar shumë momente gazmore, nuk i kanë kursyer ironitë.

Gëzuar vëlla Dijonisi me dhallë, kush na ka inatin pushka iu bëftë top. Të falenderojmë për ushqimin Aga se mund të na kishit lënë me atë sanduiçin që ngelën që nga mëngjesi. Je një farë burri o Agai ynë”, tha Albano.

Ka lezet o burr, ha vetëm. Jo po ha 15 veta atje si në dasëm”, shtoi Dijonisi mes ironisë.

Qëndrimi i dy fermerëve tek shtëpia e fakirit do të varet drejtpërdrejt nga sjellja e tyre. Nëse do të kenë sjellje të mirë, ata mund të dalin më parë, në të kundërt do të qëndrojnë aty deri në spektaklin e të premtes./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *