Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 December 2025
Vizion fokus

Marketingu tradicional/digjital, strategjitë e biznesit për rritur shitjet gjatë...

Çmime të shtrenjta? Eksperti: Prodhimi blegtoral në pikiatë

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me...

Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Trump telefonon Vladimir...

Reshje të dendura shkaktojnë përmbytje në jug të Spanjës,...

Objektivi për anëtarësimin në union, zv.ministri i Drejtësisë: Zbatimi...

Digjet makina në Pogradec, policia ka dyshime për zjarrvënie...

Sot takimi Trump- Zelensky në Florida, diskutohet plani i...

Kontrolle për lëndët piroteknike, policia sekuestron fishekzjarre e kapsolla,...

Kurti shpall fitoren: Sot fitoi populli i Kosovës, ftoj partitë opozitare për bashkëpunim

28 Dhjetor 22:58

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen [rezultatet], aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit. Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

Ai u pyet nëse do të negociojë me partitë opozitare për presidentin dhe që propozimin për president ta bëjnë ato, Kurti tha:

“Ta negocioni dhe t’ua jepni atyre janë dy gjëra të ndryshme. Nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm. Po e rikthesoj, fillimisht duhet të presim certifikimin e rezultateve”./ REL

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
fitore kurti zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Numërohen mbi 95% të votave në Kosovë! Vetëvendosje drejt fitores, nis festa në rrugët e Prishtinës

më shumë...

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 80% e votave, renditja e partive politike

më shumë...

Çmime të shtrenjta? Eksperti: Prodhimi blegtoral në pikiatë

më shumë...

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

10:58

Kurti shpall fitoren: Sot fitoi populli i...

10:05

Numërohen mbi 95% të votave në Kosovë!...

9:10

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 80% e...

8:49

Marketingu tradicional/digjital, strategjitë e biznesit për rritur...

8:36

Çmime të shtrenjta? Eksperti: Prodhimi blegtoral në...

8:33

Tri ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës...

8:01

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime...

7:41

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago,...

7:31

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet...

7:00

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja...

6:59

Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell...

6:23

Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Trump...

6:11

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të...

6:06

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren, arrestohet 31-vjeçari në...

4:46

Reshje të dendura shkaktojnë përmbytje në jug...

4:34

Maratona zgjedhore në Kosovë, KQZ: 27.95% kanë...

3:36

Provojeni që tani; Ky është regjimi ushqimor...

3:11

Objektivi për anëtarësimin në union, zv.ministri i...

3:03

Digjet makina në Pogradec, policia ka dyshime...

2:47

Sot takimi Trump- Zelensky në Florida, diskutohet...

Më të klikuarat

  • Nëna denoncon në policinë e Lushnjës zhdukjen e vajzës
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell pasuri dhe boll...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 dhjetor 2025! Çfarë kanë par...
  • Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur liroh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.