Subscribe

Rruga Tiranë-Elbasan e kthyer tashmë në një telenovele për faktin se prej vitesh nuk përfundon plotësisht, pritet të mos e këtë me këtë problematike pas disa muajsh.

 

I pranishëm në komisionin e ekonomisë për të diskutuar mbi buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  drejtuesi I këtij dikasteri Damian Gjiknuri tha se ky aks do të jetë gati me të gjitha parametrat e duhur në pranverën e vitit të ardhshëm.

 

 “Në fund të shtatorit, Parlamenti aprovoi kredinë për këtë rrugë. Në tetor ka nisur me ritme të kënaqshme. Afati është dhjetori I këtij viti, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike. Si përfundim i veprës mund të them se do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm”.

 

Gjiknuri pohoi gjithashtu se vitin e ardhshëm do të nisë rregullimi nga e para I hekurudhës Tiranë-Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *