E premte, 30 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kundërshtohet tarifa e rrugës së Kombit

Këshilli Bashkiak i Kukësit pa dallime politike kundërshton tarifën e koncesionit per Rrugën e Kombit. Këshilltaret i kërkojnë Kryeministrit dhe Ministrisë së Transporteve që të përjashtojnë nga këto tarifa të gjithë përdoruesit e rrugës qe janë nga Qarku i Kukësit, bizneset dhe banorët, si pengesë e rëndësishme në zhvillimin e zonës, si kosto e shtuar per qytetarët e Kukësit tashmë të varfër. Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, ekspertë të fushës dhe qytetarë të shumtë. Vendimi i Ministrisë së Transporteve që jep me koncesion Rrugën e Kombit detyron, qytetarët kuksianë te paguajnë nje tarife te caktuar.

 

Më shumë video

Reklamë