Subscribe

Komuniteti i biznesit është bërë në bllok për të kundërshtuar një nen të ligjit “Për Strehimi Social”, i cili detyron ndërtuesit të japin 3% të objektit për familjet e pastreha. Një ligj i tillë rrit më tej cmimin e banesave në vend, por jo vetëm, ai është edhe antikushteues.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, disa shoqata në vend si ajo e ndërtuesve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Busines Albania, etj., kërkojnë shfuqizimin e këtij neni, të cilin e konsiderojnë një taksë të dyfishtë për sektorin e ndërtimit.

Ligji në fjalë është duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende nuk ka arrtitur në një vendim final. Bizneset thonë se hapi i parë që do të ndjekin është që kjo kosto do të reflektohe si një zë më vete në kontratën e shit-blerjes së objektit. Në këtë mënyrë, qytetarët do të evidentojnë se çmimi për metër katror është rritur si pasojë e politikave fiskale të qeverisë dhe jo nga ndërtuesi.

Nga ana tjetër, ndërtuesit apelojnë që solidariteti për familjet  në nevojë që kërkon të tregojë qeveria me këtë ligj, nuk mund të jetë barrë vetëm e biznesit të ndërtimit, por ai duhet të shtrihet për të gjithë tatimpaguesit e Republikës së Shqipërisë.

Një nismë e tillë duket sikur i vjen në ndihmë komuniteteve në nevojë, por nga tjetër ajo penalizon çdo familje shqiptare që po kërkon të blejë një shtëpi, pasi çmimet do të rriten ndjeshëm.

Ndërtimi është një nga sektorët që mban një peshë të kosiderushme të barrës së taksave, të cilat vitet e fundit janë rritur ndjeshëm dhe janë një nga shkaqet e rritjes së çmimeve të ndërtimeve në vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *