Policia e Fierit ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i kultivimit të disa bimëve narkotike.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale S. Y., banues në Kreshpan. Bimët narkotike janë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kreshpan, disa bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *