Pavarësisht shitjes së biletave ( process që vijon) Uefa ende nuk e konfirmon zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Francë në 17 nëntor në stadiumin e ri.

Në faqen online të Uefa-s ku është publikuar kalendari I ndeshjeve të radhës kualifikuese të euro 2020, bashkë me oraret dhe stadiumet përkatesë, është bosh vetëm vendi ku duhej të specifikohej impianti I duelit mes kuqezinjve dhe “gjelave”.

Nuk dihet se kush është arsyeja që Uefa nuk e ka publikuar edhe online zhvillimin e ndeshjes në arenen e re të kuqezinjve.

Në krahun tjetër federate shqiptare e futbollit ka konfirmuar zhvillimin e sfides në këtë impiant.

Pak ditë më parë pati edhe një inspektim nga Uefa dhe pala franceze mbi kushtet e stadiumit të ri, ku u lane vetëm disa detyra të vogla për tu përmbushur.

Ndonëse në media u tha se stadiumi se kishte kaluar provën, nga federate pati një reagim të fortë ku u hodh poshte cdo aludim duke konfirmuar zhvillimin e kësaj sfide ne Tiranë, në stadiumin e ri I cili do të inagurohet madje ne një takim të futbollit të femrave Apolonia-Vllaznia ditën e diele.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *