Kryeprokurori Olsian Çela realizoi këtë të enjte një takim në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni.

 

Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori si dhe çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar.

 

Po ashtu një fokus të veçantë patën dhe procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

 

“Në fokus të veçantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve”, deklaron Prokuroria e Përgjithshme.

 

Kryeprokurori Çela gjatë takimit inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *