Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për 66 vjedhje.

 

Mediat e vendit fqinj raportojnë se banda e shqiptarëve akuzohet për 66 vjedhje në verilindje të Italisë, konkretisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

 

Sipas informacioneve, tre të arrestuarit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin përftuar mbi 2 milionë euro nga grabitjet e shtëpive dhe vilave.

 

Pas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane, shqiptarëve iu sekuestruan armë dhe municione, të cilat dyshohet se do t’i përdornin në aksionet e tjera për grabitjen e vilave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *