Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren Etilda Gjonaj se po ushtron presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi njoftoi se shumë shpejt do të dalin prova sesi ministrja shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët.

 

“Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë sepse nuk qenka këtu në sallë. Por meqenëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, që shantazhet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhen shkelje e ligjit. Dhe shumë shpejt do ta ketë të faktuar sesi ajo shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, se vetëm në këtë mënyrë do të largojë punonjësit nga Ministria, sepse me gjyq janë kthyer të gjithë në punë. Dhe gabimisht ka futur në listë edhe motrën e sekretares së përgjithshme të njeriut të saj, apo edhe shumë të tjerë bashkëshortë deputetësh këtu në sallë që janë të Partisë Socialiste. A e ka luftë personale të saj apo e ka nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të.”

 

Në kaudër të akuzave, Kryemadhi i kërkoi Gjonajt që të japë shpejgime në lidhje me faktin se përse I kanë pushuar bashkëshortin nga puna dhe së çfarë lidhjesh ka ai me Ervis Martinajn.

 

“Por po i bëj me dije që nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë Ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj, sepse ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsionin e ka brenda në shtëpinë e saj, në familjen e saj, le ti tregojë shqiptarëve pse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Tatimeve. Le ti tregojë shqiptarëve cilat janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Elvis Martinaj apo dhe me shumë pika të tjera të basteve. Dhe le tu tregojë shqiptarëve cila është lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë apo dhe me avokatët e saj që ka në Kosovë. Prandaj i them znj. Etilda Gjonaj që të jetë shumë e kujdesshme në telefonatat e saj apo dhe në mesazhet që ju çon gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sepse vërtetë SPAK-u do të ngrihet shumë shpejt por të jetë e bindu që SPAK-u do ta fillojë me ata të cilët kanë tentuar që ta kapin atë”

 

Por krahas akzuave në drejtim të qeverisë, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, mbi të gjitha atyre socialist, që t’i bashkohen protestës së opozitës më datë 16 shkurt.

 

“Prandaj po ju them edhe njëherë, mblidhni radhët e PS, merreni partinë në dorë, mos shkatërroni këtë aset të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve. Pavarësisht ndryshimeve qe kemi sepse nesër do jetë shumë vonë për ju, por dhe për shqiptarët. Partia Socialiste, nuk është as e Edi Ramës as e Rilindjes, as e grupeve të tij financiare. PS është e socialistëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *