Subscribe

Gliko Përmeti për ndërkombëtarët e cilësoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reformën zgjedhore që po darkodësohet midis palëve. Ajo mohoi gjatë ndërhyrjes për emisionin “Kapital” se faktorit ndërkombëtar po i hidhet hi syve për këtë çështje.

“Po jua bëjmë qejfin ndërkombëtarëve, është një ëmbëlsirë, është një gliko Përmeti, që po jua japim ndërkombëtarëve sepse me një njeri që vjedh ditën për diell, nuk mund të bëj reforma zgjedhore me një njeri që do ta shkelë dhe nuk do ta zbatojë atë. Ai është Edi Rama. Sa të jetë Edi Rama në këtë gjë, bëj çfarë të duash. Nuk ka ardhur asnjëherë e keqja nga sistemi apo nga mënyra sesi është shkruar.”

E pyetur nëse ka frikë se mes gjithë kësaj rrëmuje po diskutohet në korridoret e politikës për marrëveshjen e radhës, Kryemadhi tha prerë se me kryeministrin Edi Rama nuk do të ketë më kompromise.  

“Unë nuk kam asnjë dyshim për asnjë marrëveshje apo kompromise. Politika ka kompromise. Port ë gjithë ata që kanë bërë kompromise me Edi Ramën dikur, ai nuk i ka qëndruar. Por të jeni të bindur se nuk do të ketë kompromise më me të. Edhe për reformën zgjedbhore, është dakordësuar me partnerët ndërkombëtarë që në nëntor grupi i punës për reformën zgjedhore, por PS ka qenë ajo që e ka zvarritur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *