Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për ngjarjen e fundit që ka të bëjë me dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti të qeverisë, dhe ka kërkuar nga ana e prokurorisë të mos heshtë por të hetojë ngjarjen.

 

Përmes një deklarate për mediat Kryemadhi, ka kërkuar nga prokuroria e policia që të marrin në mbrojtje Xhisela Malokun, vajzën që denoncoi Rexhep Rrahjan, djalin e deputetit Rrhaman Rrahja.

 

Gjithashtu kryetarja e LSI, iu bën thirrje dhe ka kërkuar reagim edhe nga shoqëria civile dhe organizatat që mbrojnë gratë.

 

“Do të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohej, prandaj i bëj thirrje Prokurorisë dhe të gjithë atyre segmenteve të Policisë së Shtetit, të cilat ndihen të pakapura dhe të painkriminuara jo vetëm në çështjen në fjalë, por në të gjithë situatën që është përfshirë sot Policia e Shtetit dhe situata e rendit në Shqipëri, që të marrin në mbrojtje me institucionet ndërkombëtare Xhisela Malokun, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo çështje do të zbardhet përfundimisht. Tre herë ka denoncuar Xhisela Maloku në institucionet e policisë dhe tre herë ka tërhequr denoncimin e saj si rezultat i dhunës, i presionit dhe i pambrojtjes së saj nga institucionet e shtetit shqiptar. Tre herë ka denoncuar Xhisela Maloku, tre herë ajo është tërhequr e frikësuar dhe e dhunuar. Dhe më e tmerrshmja ishte rasti i djeshëm, kur i dha një intervistë në një nga televizionet e cila nuk dihet apo do të ishte një rast shumë i mirë për Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për të hetuar se kush ishin personat që e dërguan atë televizion, kush ishin personat që e shoqëruan në atë televizion, sepse shumë thjeshtë do të arrijnë tek personat, të cilët e kanë detyruar për ta dhunuar edhe njëherë psikologjikisht dhe moralisht Xhiselën.  Nuk më shqetëson ose nuk më bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje sespe përpara se ai të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori, duhet të mbajë përgjegjësi si kryetar i grupit të deputetëve të PS dhe të thotë nëse qëndron apo jo që djali i një deputeti të Partisë Socialiste jo vetëm që ka kryer këtë dhunë dhe këtë krim , por edhe është i kërkuar dhe i ndjekur penalisht nga drejtësia shqiptare, Drejtësi e cila sot për hir të së vërtetës me reformën që është në duart e Edi Ramës është e kapur nga vetë djali i deputetit socialist, i cili është edhe ligji edhe Maliqi. Është ligji që vendos për veten e tij për të qenë i lirë dhe është Maliqi për ta përdorur kamxhikun e drejtësisë së Edi Ramës si ti dojë qejfi mbi Xhisela Malokun.  Do t`ju bëja thirrje shoqatave të grave dhe shoqatave civile, të mos heshtin, por të lëvizin dhe të kërkojnë të vërtetën. Ashtu siç marrin pjesë në seminaret luksoze nëpër hotelet luksoze, le të jenë sot në krahë me Xhisela Malokun, për ta përkrahur atë, për t`i dhënë besim dhe besim për të denoncuar përdhunuesin, kriminelin dhe dhunuesin e saj. I bëj thirrje shoqatave të grave, figurave publike të cilat i kemi dëgjuar shpesh në televizione dhe aktivitete të ndryshme, që flasin për projektet e tyre në mbrojtje të grave të dhunuara, që ja ku e kanë një rast flagrant. Të paktën të flasin për Xhiselën, ashtu sikurse nuk folën për gjyqtaren e vrarë.  Të mbrojnë Xhiselën ashtu siç nuk kanë mbrojtur dhe shumë vajza apo gra të tjera, të cilat sot janë viktima të trafikimit dhe dhunës së bandave të krimit të organizuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *