Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi paraditen e kësaj të marte me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se ndau bindjen e përbashkët me diplomaten lidhur me përfundimin sa më të shpejtë të reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR.

 

Ndër të tjera, theksoi se vlerësoi mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda e integrimit.

 

“Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim. Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t’i kthehet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë.”

 

Po ashtu, i shprehu vlerësimet e saj Yuri Kim për partneritetin strategjik me SHBA, për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *