Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u bëri thirrje mësuesve që të ngrihen dhe jenë më të freskët për edukimin e brezave të rinj. Në kuadër të festës së 7 Marsit, Kryemadhi tha në rrjetet sociale se mësuesit do të kenë ndikim tek të vegjlit për t’u mësuar si është bota dhe si ta bëjnë të ardhmen më të mirë.

 

“Të dashur mësues, unë besoj te ju dhe misioni juaj! Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar fëmijët tanë. Ngrihuni, hiqni pluhurin nga vetja dhe filloni përsëri nga një perspektivë e freskët. Besoni te profesioni juaj dhe duajeni atë. Zgjoni pasionin që keni për lëndën tuaj ose për të mësuar dhe për të dhënë dije! Mençurojini dhe ndihmojini brezat të rriten me dashuri. Ngrihuni çdo ditë dhe bëni atë që bëni më mirë. Ju do të ndikoni te ata, që të bëhen më të mirë se sa e imagjinoni ndonjëherë. Mësojini fëmijët se ata nuk janë as “djaj “dhe as “engjëj”, ndoshta disa nuk janë aq shumë të zot dhe nuk shkëlqejnë, por ata janë e ardhmja jonë dhe meritojnë gjithë besimin dhe përkujdesjen tonë.”

 

Më herët reaguan edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Ata po ashtu falënderuan mësuesit për punën e palodhur dhe i uruan për festën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *