Subscribe

Alltun Çela, kryetari i gjykatës së Sarandës doli kete te premte para komisionit të pavarur të kualifikimit, për tiu nënshtruar procesit të vetingut.

 

Hetimi për Çelën u krye për të trija kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

Sipas inspektoratit të pasurisë, kryetari i gjykatës Sarandë kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, duke mos e fshehur atë.

 

Por hetimi i thelluari KPK-së konstatoi probleme të shumta të pasurisë dhe të deklarimeve të bëra nga Alltun Çela.

 

Sipas komisionit, probleme u gjetwn për mënyrën se si gjyqtari kishte përfitruar 17 mijë e 540 metra katrorë tokë arë dhe ullishte. KPK tha se kjo sipërfaqe duhet të ishte në emër ta babit të tij si kryefamiljar.

 

Pasaktësi u zbuluan edhe për një banesë në një fshat të Delvinës, për të cilën Çela kishte deklaruar se e kishte dhuratë nga i ati.

 

 

 

Kontradiktor në deklarime, gjyqtari ka qenë edhe për një banesë në Sarandë ku kishte bërë edhe një shtesë, si edhe për disa pasuri të tjerë po në qytetin e Sarandës.

 

Nga drejtoria e sigurimit te informacionit të klasifikuar, Çela u konsiderua si i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, për lidhjet e tij me persona të inkriminuar.

 

Ndërsa për aftësitë profesionale, ai u vlerësua nën mesatare.

 

Për gjyqtarin ishin bërë 11 denoncime nga persona të ndryshëm, ndërsa vetë Çela hodhi poshtë gjetjet e komisionit duke kërkuar konfirmimin në detyrë. Vendimi nëse kalon vetingun ose jo, do të jepet më 8 Janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *