Subscribe

Edhe Kosova po përballet me rritje rekord të çmimit të energjisë që vjen si rrjedhojë jo vetëm e faktorëve të brendshëm por edhe situatës së vështirë në tregjet ndërkombëtare. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli argumenton se ndër të tjera, Korporata Energjitike e Kosovës nuk po funksionon në kapacitet të plotë.

 

ARTANE RIZVANOLLI

MINISTRE E EKONOMISE, KOSOVE

 

“Situata është përkeqësuar nga java në javë dhe nga dita në ditë. Mosoperimi i plotë i kapaciteteve gjeneruese në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka qenë një faktor që e ka bërë situatën më të keqe sesa e kemi vlerësuar paraprakisht. Përveç kësaj, situata është rënduar edhe në tregjet ndërkombëtare. Prandaj po e gjejmë veten në situatë më të rënduar, e më të rënduar”.

 

Ministrja Rizvanolli ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, duke thënë se reduktimet janë e vetmja zgjidhje në këtë situatë. Vetëm në dy ditët e fundit, konsumi i energjisë ka shënuar rritje me 14 për qind dhe nuk mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.

 

Në tregun botëror çmimi është shtrenjtuar dukshëm, por edhe procesi i importit është vështirësuar për shkak të mungesës edhe në shtetet e tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *