Subscribe

Në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca, kryeministri Edi Rama foli edhe për kritikat për lirinë e medias në progres raportin e Komisionit Europian nuk qëndron.

Rama theksoi se nuk është dakord me atë që thotë raporti që liria e medias është në pikëpyetje. Sipas kryeministrit liria e shpifjes është në nivelet më të larta të mundshme.

“Lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t’ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen për tu bërë pjesë e kësaj familjeje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti që liria e medias është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s’të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria. Pavarësisht që unë s’jam dakord përgjegjësia ime është se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet t’i bëjmë tonat. Unë këtë e kam filluar nga vetja. Unë te ai raporti nuk kam asnjë gisht, bashkë ne me gazetarët s’kemi pasur asnjë problem. Këtë ‘Antishpifjen’ ne nuk e kemi çuar përpara, se kuptoj pse shfaqet si problem. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme. A është kjo liri e medias? Për mua jo por do të adaptohemi”, tha Rama në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *