Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë një vendim për fatin e mandatit të deputetit Armando Prenga. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, KQZ vendosi t’i kërkojnë Prokurorisë informacione shtesë, lidhur me veprat penale, të cilat pretendohet se ka kryer Penga.

 

Arsyetimi bazohet në faktin se organi i akuzës, në dosjen dërguar pranë KQZ-së, nuk pasqyrohen vendimet e gjykatave për këto vendime.

 

Ndërkohë që për komisionerët që votuan kundër, Komisioni duhet të vijonte shqyrtimin e çështjes. Para vendimit për shtyrjen e diskutimit, pas marrjes së informacioneve më konkrete nga Prokuroria, Avokati i Armando Prengës kërkoi shtyrjen e mbledhjes, pasi nuk kishte marrë në kohë dosjen me aktet përkatëse, për të përgatitur mbrojtjen.

 

Vision Plus pyeti Prokurorinë e Përgjithshme për mungesën e vendimeve ne dosjen e Prenges dhe zyrtare te akuzës mohuan pretendimet e përfaqësuesve te KQZ. Ata thane se KQZ-së i është dërguar vendimi i formës se prere i gjykatës se Kurbinit, ku Armando Prenga është dënuar per falsifikim dokumentesh. Po ashtu KQZ sipas Prokurorisë, ka edhe nje informacion shtese nga Italia për implikimin e Prenges ne vjedhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *